Trajneri i Sociedadit: S’e dua Mesin në ekip, do të më shkaktonte dhimbje koke!

Kush nuk do ta donte Lionel Messin në skuadër? Përgjigja sigurish që është asnjë, por në fakt është dikush. Trajneri i Real Sociedad, Imanol Alguacil nuk dëshiron që të ketë në skuadër numrin 10-të të Barcelonës. Strategu bask, i cilie ka renditur skuadrën e tij në vendin e 5-të pas 8 javëve të para, është i bindur se argjentinas nuk do t’i shërbente grupit të tij të lojtarëve.

 

“Messi? Nuk përshtatet me vlerat e skuadrës sonte të Real Sociedad. Sigurisht është një futbollist i jashtëzakonshëm, por lojtarët e madhej nuk kanë ndjenjën e përulësisë dhe normalitetit që na karakterizon. Të stërvitja Messin do më jepte një dhimbje koke më shumë, edhe pse mund të fitonim më shumë ndeshje”, ky është mendimi i trajnerit për Messin, i cili është betuar për dashurinë e përjetshme ndaj Barcelonës. /R.Lika-Koha Jone/

Image

SHKARKO APP