Trajneri i Tottenhamit: Kam detyrë më të vështirë se kryeministri i Anglisë

Në vigjilje të ndeshjes me Liverpulin, trajnerin i Tottenham beson se detyra e një trajneri në Premier League është edhe më e vështirë se ajo e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, i cili njihet për dashurinë e madhe që ka për Arsenalin.

“Ne kemi zgjedhje ç’do fundjavë”, tha trajneri i Tottenhem, Ange Postecoglou. Java që kaloi ishte kaotike për disa klube angleze, që shkarkuan trajnerët, si Southampton dhe Wolves.

“Tani nuk presin as mëngjesin e të nesërmes së ndeshjes për të shkarkuar trajnerët. Mendoj se duhet ndryshuar diçka pasi kështu po kthehet në një çmendinë.

Nuk ka më respekt në këtë ambient ku nisin të qarkullojnë emra në media edhe pse dikush është ende në detyrë. Mendoj se kjo situatë është e rëndë dhe jemi shtyrë shumë larg”, tha trajneri australian i Totenhamit.

SHKARKO APP