Trajneri i Ukrainës: Shqipëria se ka treguar ende potencialin e saj, por ne luajmë për fitore

Ukraina të mërkurën zhvilloi stërvitjen e parë me grupin e plotë në Pragë. Në kryeqytetin çek, ishin për herë të parë nën urdhrat e teknikut Rebrov të gjithë lojtarët e thirrur për dy duelet e para.

Ukrainasit prej kohësh nuk luajnë në shtëpi, që pas nisjes së agresionit rus mbi ta, ndaj këtë here ata kanë përzgjedhur epet Arena, shtëpinë e skuadrës kampione të Sparta Pragës, për të mirëpritur ndeshjen e pare ndaj kombëtares tone kuqezi.

Rebrov i ka në dispoziicon të gjithë futbollistët, të fundit që u bashkuan me grupin ishin ata që aktivizohen tek gjigandët e futbollit ukrainas Shaktar Donjetsk dhe Dinamo Kiev.

“Mendoj se Shqipëria ishte shumë e pafat në shortin e Europianit, të gjithë kundërshtarët ishin të një niveli të lartë, në të gjitha ndeshjet ata u mbrojtën mirë.

Por në fazën kualifikuese, ata luajtën me shumë besim dhe kanë një lojë intensive. Të gjithë lojtarët luajnë në Europë, thuajse i gjithë ekipi titullar luan në kampionatin italian.

Ne duhet ta trajtojmë këtë kundërshtar me shumë seriozitet. Mendoj se Shqipëria nuk ka treguar ende potencialin e saj, që është shumë i madh, megjithatë në shtëpinë tonë luajmë për fitore”. tha Rebrov.

 

SHKARKO APP