Trajneri i Uzunit: Lojtarët mezi presin të luajnë ndaj Ronaldos!

Trajneri i Ferencvaros, Serhij Rebrov ka folur në prag të përballjes ndaj Juventusit në Champions League. Strategu ukrainas ka vlerësuar bardhezinjtë, por mbi të gjitha Ronaldon.

“Ne jemi gati, jemi përgatitur mirë. Do të luajmë ndaj një skuadre të fortë si Juventusi, teksa të gjithë lojtarët e mirë mezi presin që të luajnë ndaj një kampioni si Cristiano Ronaldo.

Pjesa e dytë kundër Dinamo Kiev duhet të na japë besim. Jam i sigurt që tifozët do të na japin një dorë, do të jenë rreth 20 mijë në stadium”, deklaroi strategu i ekipit hungarez. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP