Trajneri italian: Kujdes nga Shqipëria!

Trajneri i Përfaqësueses italiane, Gian Piero Ventura ka paralajmëruar Spanjën se nuk do ta ketë të lehtë në “Loro Boriçi përballë Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat italiane, Gian Piero Ventura pranoi se Shqipëria është një skuadër që i hap probleme kundërshtarit.

Me Spanjën është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare. Përpara kemi shumë ndeshje për të luajtur dhe nuk jemi të sigurt që do të arrijmë një rezultat pozitiv më fushën e Shqipërisë, ashtu si edhe Spanja”, u shpreh Ventura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria do të presë Spanjën të dielën në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa po këtë ditë Italia do të përballet me Spanjën në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Rusi 2018’.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?