Trajneri kritikon Dakun pas ndeshjes: Martesa e ka shpërqendruar!
Mirlind Daku ishte protagonist për Rubin Kazanin këtë fundjavë, duke shënuar golin e barazimit 2-2 kundër Akron Togliattit. Megjithatë, trajneri Rashid Rakhimov nuk mbeti i kënaqur me paraqitjen e tij.
Tekniku rus u shpreh pas ndeshjes se sulmuesi shqiptar nuk performoi mirë në pjesën e parë: “Kam kritika për të, por kjo është një çështje e brendshme e ekipit tonë. Kishim pritshmëri më të mëdha prej tij. Gjithsesi, ai shënoi. Uroj ta kuptojë që është një nga liderët e skuadrës dhe duhet të jetë i qëndrueshëm”, tha Rakhimov.
Në fund, trajneri shtoi me humor: “Daku sapo është martuar dhe ndoshta kjo e ka bërë pak të shpërqendruar.”

KOHA JONË SONDAZH

