Trajneri Panucci: Mund të dalim edhe të dytët në grup
Pas dështimit në Ligën e Kombeve, në prag të startit të ndeshjeve eliminatore për “Euro 2020”, trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci u shpreh se në lojën e kombëtares do të ndryshojë stili i lojës, ndoshta duke filluar që nga ndeshja me Turqinë.
“Ndryshojmë stil loje, ndoshta duke filluar që nga Turqia”, u shpreh Panucci, i cili më pas shtoi se “Nuk është e thënë që do mbrohemi, por është një mundësi”
Më tej ai vlerëson edhe lojtarët që ka grumbulluar në skuadër, duke theksuar se është i kënaqur nga ata.
“Grupi i lojtarëve që kam, luajnë të gjithë. Kaçe ka luajtur shumë prandaj e grumbullova. Kemi lojtarë që mund të bëjmë edhe pa sulmues”, tha Panucci.
Duke folur për pritshmëritë në grup, Panucci theksoi se “Nëse mund të luajmë mirë dalim të tretë, por nëse bëjmë diçka speciale arrijmë të dytët në grup”
KOHA JONË SONDAZH

