Trajneri Panuçi, cilin do të mbajë portier të parë: Berishën apo Strakoshën?
Christian Panuçi do të ketë një problem të madh që në ndeshjen e tij të parë si trajner me Shqipërinë. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci punën më të vështirë të zgjedhja e 11- së parë, do ta ketë në përzgjedhjen e portierit të parë. Shkëlqimi kohët e fundit i portierit të Lacios në Itali, Strakoshës, ka bërë që sportdashësit të anojnë kah tij, por Ertrit Berisha nuk dorëzohet. Falë eksperiencës dhe talentit edhe ai synon të jetë portier i parë. Por Strakosha, djali i Strakoshës së madh, ish-portier i kombëtares shqiptare po shkëlqen dhe mbetet lajm dite.
Trajneri Panuçi ka dy super portierë në skuadër, me Etrit Berishën që luan te Atalanta dhe Thomas Strakosha te Lazio., ekip që sapo fitoi supërkupën e Italisë. Eshtë fat kur ke mundësi përzgjedhje mes dy të barabartëve.
Të dy këta portierë janë titullar të skuadrat e tyre dhe kjo ia vështirëson përzgjedhjen trajnerit italian, shkruan edhe Express. Këtë problem nuk e kishte ish trajneri Gianni de Biasi, i cili në momentin kur ftoi Strakoshën, Berisha ishte i pezulluar.
Mbetet të shihet se cilin do të përzgjedh trajneri i kombëtares Panuçi në ndeshjen e tij të parë me Shqipërinë, e cila do të jetë më 2 shtator në Tiranë ndaj Lihtenshtejnit.
Po ju si mendoni cilin do të zgjedhë? Strakoshën apo Berishën?
Në foto:Ertrit Berisha
Në foto: Thomas Strakosha