Tramexani flet për kombëtaren, Strakosha shihet si e ardhmja, Manaj duhet te punojë

Paolo Tramexani ndihmësi i Xhani De Biazit flet per shtypin apenin ne lidhje me talentët që aktivizohen në kampionatin italian të futbollit.

Paolo Tramexani ka komentuar  për perspektivën e tyre në klube të rëndësishme dhe  në kombëtaren e futbollit.

Kemi disa djem që janë shumë të aftë dhe po fillojnë të merren në konsideratë si shumë të rëndësishëm në skuadrat e ndryshme të të rinjve në Itali. Kemi djem te Milani, Atalanta, Inter apo Roma, sa për të përmendur disa skuadra. Janë djem që kanë dëshirë të madhe, uri dhe duke i bashkuar përgatitjen e akademive italiane, jam i bindur se mund të rriten më shumë”, tha Tramezani, i cili është njëherazi edhe drejtor teknik në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Isa per lojtarin e Peskares Rei Manajt,  Tramexani thotë: “Ai është një djalosh që e njoh prej 5 vitesh, që kur luante me paratërinjtë e Sampdorias. I bashkohej shpesh të rinjve dhe luante me djem që ishin tre vite më të mëdhenj se ai. Ka treguar se është një sulmues i madh, i ftohtë në metrat e fundit. Në vitet e fundit po luan më pak, fillimisht te Inter e pastaj te Peskara, por është e qartë se nuk ka shumë hapësira. Duhet të mundohet të rritet i qetë, i ka djegur etapat shumë shpejt. E këshilloj të punojë çdo ditë në stërvitje dhe ky do të jetë aspekti më i rëndësishëm për rritjen e tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, unë shoh  një talent të rëndësishëm vazhdoi.

“Në perspektivë, emri i rëndësishëm i radhës është ai i Strakoshës. Portierit të rritur në sektorin e të rinjve të Lacios, po i jepet mundësia të luajë te bardhekaltrit dhe të rritet në mënyrë mjaft të rëndësishme”, tha Tramexani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?