FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tranjeri i ri, Panucci: Jam i lumtur, sot pritet zyrtarizimi

Nuk ka më dilema, Christian Panucci është trajneri i përfaqësueses shqiptare. Ish-mbrojtësi i Milanit, Real Madrid dhe Romës, Christian Panuçi zyrtarizohet sot si trajner i kombëtares shqiptare pas dorëheqjes së Ganni De Biasi.

Panucci ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e së martës, për të zyrtarizuar emrin e tij si trajneri i ri i përfaqësueses shqiptare.

44-vjeçari italian ka udhëtuar 9600 milje, nga Miami në Romë dhe nga Roma në Tiranë, për të qenë i pranishëm në mesditën e së mërkurës, në konferencën për shtyp, ku do të bëhet edhe prezantimi zyrtar, të cilit nuk ka dashur t’i zbulojë asgjë paraprakisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po, jam i lumtur, por do të shihemi neser (sot). Për çdo gjë do të flasim nesër(sot)”, tha Panucci. Ai ka rënë dakord për detajet e kontratës, e cila do të nënshkruhet sot dhe do të zgjasë për 28 muaj

Swiss Digital Mobile Reklama

Karriera e tij si trajner nuk është në të njëjtin nivel si ajo e futbollistit të madh të aktivizuar me disa nga klubet më të njohura në Europë, si Milan, Roma, Real Madrid, Çelsi apo Inter.

Gjithësesi, në këto vite ka bashkëpunuar me disa prej trajnerëve më të mirë në botë, si futbollist, por edhe si trajner, kur së bashku me Kapelon drejtuan Rusinë, për të kaluar në kampionatin italian tek Livorno dhe Ternana.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?