Tranjeri i Spanjës i shqetësuar: Shqipëria ka mposhtur finalistë në Euro 2016
Ndeshja Shqipëri-Spanjë, është më e fortë sesa po komentohet. I fundit që ka shfaqur “frikë” nga kuqezinjt, është vetë trajneri i Spanjës.
Julen Lopetegui, ka folur në një program radiofonik. në “El Larguero de la SER” në Spanjë duke analizuar mes të tjerash edhe takimin e së dielës.
Italia
Minutazhi i lojtarëve
“Ju siguroj që nuk po ndaj minuta te të gjithë futbollistët që mos mërzitet ndonjëri. Në ndeshjet zyrtare aktivizoj lojtarët më të përshtatshëm. Për shembull, për Shqipërinë nuk kam asgjë të qartë se kë do të aktivizoj, sepse do të shoh gjëndjen e lojtarëve në stërvitje.”
Shqipëria
“Më shqetëson gjithçka. Është një nga ekipet që është rritur më shumë. Kanë mposhtur kampionët e Europës dhe Francën. Tani luajnë për llogari të tyre në ndeshjet ndaj të mëdhenjve dhe kanë mbështjetjen e një shteti të tërë nga pas. Fusha nuk do të jetë në gjendje të mirë sepse ka rënë shumë shi.”
KOHA JONË SONDAZH

