Transferimi i Brojës te Ipswich mbetet një “mister”, ende asnjë konfirmim
Dukej gjithçka e mbyllur, por e vërteta është se transferimi i Armando Brojës tek Ipswich Town është ende i pakompletuar.
Deklaratat e fundit të trajnerit të skuadrës së Premier Legue e shtojnë edhe më shumë misterin mbi këtë lëvizje të menduar në merkato.
Të martën u bë e ditur se Chelsea dhe Ipswich kishin arritur një marrëveshje për huazimin e 22-vjecarit shqiptar me kusht se nëse Ipsëich siguronte mbijetesën, duhej të blinte me detyrim kartonin e Brojës për 30 milionë paund.
Të martën ishte momenti vizitave mjekësore, pastaj e mërkura, por asnjë lajm zyrtar nga të dyja klubet. I vetmi që theu akullin dhe komentoi këtë çështje ishte trajneri i Ipswich, Mek Kena, përpara sfidës me Manchester City në kampionat.
“Asgjë nuk është e konfirmuar ende, për sa kohë konfirmimi nuk vjen, mendoj që transferimi është ende larg”, deklaroi tekniku, duke shtuar pikëpyetjet mbi këtë çështje.
Sot do të merret vesh përfundimisht nëse Broja do të kalojë apo jo në klubin modest të Premier League.
KOHA JONË SONDAZH

