Transferimi te Fenerbahçe, Ozil: Ëndërr që bëhet realitet

Mesut Ozil ka lënë pas krahëve eksperiencën londineze me Arsenalin dhe ka nisur karrierën e tij të re në Stamboll me fanellën e Fenerbahçes.

Transferimi u bë zyrtar ditën e djeshme, ndërsa turko-gjermanin nuk ka fshehur kënaqësinë e tij.

Ozil: “Jam shumë i emocionuar. Kam qenë gjithmonë i Fenerbahçes. Për mua është një ëndërr e realizuar. Mezi pres të vesh këtë fanellë dhe shpresoj se bashkë me shokët e mi do të fitojmë”.

32-vjeçari firmosi një kontratë 3.5 vjeçare me gjigandët e futbollit turk me një pagë vjetore që arrin deri në 10 milionë euro (plus bonuset). Ndërsa në 6 muajt e mbetur të këtij sezoni do të përfitojë plot 5.5 milionë euro.

Ish lojtari i Real Madrid dhe Arsenal do të mbajë fanellën me numër 10.

SHKARKO APP