Trashi firmos në Kuvajt, do të përfitojë 1 milion dollarë

Lorenc Trashi udhëtoi drejt Kuvajtit ndërsa tashmë ka nisur edhe zyrtarisht aventurën me skuadrën më të titulluar të këtij vendi Al Qadsia. Në praninë e drejtuesve të klubit të cilët paguan 250 mijë dollarë te Partizani për futbollistin e kombëtares shqiptare, Trashi ka hedhur firmën mbi kontratë.

Mbrojtësi i njohur do përfitojë plotë 1 milionë dollar, një shifër e konsiderueshme. Pasi ka nënshkruar, Trashi i ka falënderuar të gjithë për këtë lëvizje, normalisht edhe menaxherin Franci Bode që i mundësoi këtë transferim.

Tashmë mbrojtësi duhet të përgatitet për sezonin e ri, që nis në mes të muajit shtator dhe ku do të synojë që të lërë gjurmë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?