Tre klubet e mëdha angleze kërkojnë portierin shqiptar të Ajax-it

Ajaxi po kalon një sezon të vështirë, por një nga lojtarët më të spikatur të tyre është portieri Diant Ramaj. “Gardiani” me origjinë shqiptare, por me pasaportë gjermane, ka qenë protagonist në fushë dhe tashmë është mes emrave më të lakuar në merkato.

Djaloshi me prejardhje nga Gjakova është vënë në shënjestrën e Arsenalit, Manchester United dhe Chelsea-t.

22-vjeçari ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Gjermanisë, nga 18-vjeçarët e deri në skuadrën e 20-vjeçarëve, por prej vitit 2021 nuk ka marrë asnjë thirrje nga “Pancerat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia që ta shohim si portier të Shqipërisë apo Kosovës, mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?