Trefishohet vlera e Myrto Uzunit, është lojtari më i shtrenjtë në Hungari!
Myrto Uzuni ndihmoi Ferencvaros që të shpallej kampione e Hungarisë, duke qenë protagonist në një sezon fantastik. I transferuar një vit më parë nga Lokomotiva e Zagrebit për 1,8 milionë euro, Uzuni ka treguar aftësitë e tij në Hungari duke u përshtatur menjëherë.
Sipas një analize të transfermarkt, ai aktualisht është futbollisti më i shtrenjtë në merkato që luan në kampionatin hungarez. Vlera e Uzunit është rritur në 3 milionë euro pavarësisht krizës financiare që ka shkaktuar pandemia COVID-19 dhe ai renditet i pari në këtë klasifikim special duke lënë pas tre shok skuadre, norvegjezin Nguen që e ka vlerën në treg 2,8 milionë euro, portierin e Ferencvaros Dibusz me 2,5 milionë euro dhe mbrojtësin ukrainas Kharatin me 2,2 milionë euro.
Gjatë kësaj vere në drejtim të Myrto Uzunit pritet të ketë shumë oferta me sulmuesin shqiptar që mund të transferohet në një kampionat akoma më të rëndësishëm se ai hungarez.