Tremben tek Atalanta, Muriel rrëzohet në dush dhe përfundon në spital
Luis Muriel, sulmuesi i Atalantas, është dërguar në spital për shkak se është rrëzuar në dush. Ky është lajmi që raporton “Bergamoesport.it”, ndërkohë që kolumbiani ka marrë një dëmtim në kokë dhe po vëzhgohet me kujdes nga mjekët.
Muriel thuhet se është gjakosur, ndërkohë që kontrollet e para mjekësore tregojnë se nuk kemi të bëjmë me një situatë serioze të futbollistit të Atalantas.
Sonte skuadra italiane përballet me Brescia, prej orës 21:45, dhe nuk dihet nëse Muriel do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, apo do të duhet të pushojë.