Triumfi i madh në Lezhë, Amarildo Bakaj mes lotësh: Kisha kohë që e ëndërroja

Mbrëmja e boksit në Lezhë kulmoi me suksesin e Amarildo Bakajt, i cili mposhti me “knockout” për titullin botëror ËBO ganezin Jon Mbanugu. Amarildo nuk mundi t’i përmbante lotët e gëzimit, duke theksuar se kishte dy vite që e priste këtë moment.

“Kam kohë që e ëndërroj…, ishte goxha e vështirë, por sic e patë edhe ju, vazhdoja përpara që ta kisha ndeshjen në kontroll. Ai ishte shumë i gjatë, mbante duart lart dhe shansi im i vetëm ishte që të bëja përpara, të bëhesha më i vogël, që ai ta kishte të vështirë për të më kontrolluar.

Isha shumë i stërvitur, në formë shumë të mirë, por ndeshjes nuk i duhet kurrë një grusht ndryshon ndeshjen nga të dyja palët. Jam i emocionuar, sepse kam dy vitë që nuk më ka prirë shumë në boks dhe kam pas raste kur kam menduar se kaq ishte me karrierën time, por Zoti ishte  madh dhe sot …”, tha Bakaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?