Trofeu “Yashin 2025”/ Publikohen 10 portierët më të mirë, mes tyre edhe Sommer e Courtois
France Football ka publikuar listën me 10 kandidatët për Trofeun “Yashin 2025”, çmimi prestigjioz që i jepet portierit më të mirë të sezonit. Ndër emrat e përzgjedhur spikasin Yann Sommer (Inter), Thibaut Courtois (Real Madrid) dhe Jan Oblak (Atletico Madrid), pavarësisht se skuadrat e tyre nuk fituan asnjë trofe në sezonin e fundit. Megjithatë, paraqitjet individuale mbresëlënëse kanë bindur jurinë t’i përfshijë në listë.
Në mesin e kandidatëve është edhe David Raya, portieri i Arsenalit, ndërsa favoriti absolut për të fituar çmimin është Gianluigi Donnarumma, i cili zhvilloi një sezon fantastik me Paris Saint-Germain, duke fituar Champions League dhe Ligue 1.
✅ Finalistët për Trofeun “Yashin 2025”:
Gianluigi Donnarumma (Paris Saint-Germain)
David Raya (Arsenal)
Jan Oblak (Atletico Madrid)
Thibaut Courtois (Real Madrid)
Yann Sommer (Inter)
Matz Sels (Nottingham Forest)
Emiliano Martínez (Aston Villa)
Lucas Chevalier (Lille)
Yassine Bono (Al Hilal)
Alisson Becker (Liverpool)
Fituesi i çmimit do të shpallet në ceremoninë e Topit të Artë, e cila do të zhvillohet më 22 shtator në Paris. Trofeu “Yashin” është një nga vlerësimet më prestigjioze për portierët, duke pasur parasysh paraqitjet individuale gjatë gjithë sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

