Tronditen fansat/ Maradonën mund ta zhvarrosin, zbulohet letra që la pas

Edhe pas vdekjes, asgjë nuk vijon e qetë për Maradonën. Pak kohë pas ndarjes nga jeta nisën të qarkullojnë lajme se legjenda argjentinase kishte kërkuar që trupi i tij të mos varrosej, por të balsamosej.

Mesa duket këto kanë qenë të vërteta, pasi së fundmi ëshstë zbuluar edhe një letër e nënshkruar nga vetë Maradona, ku kërkohet që pas vdekjes, turpi i tij të balsamoset dhe të vendoset në një muze, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i rrethuar nga trofetë.

Tabloidi britanik “The Sun”, ka zbuluar letrën e nënshkruar nga Maradona, në të cilën shkruhej: “Pas një analize të thellë dua të shpreh dëshirën time që pas vdekjes time trupi im të balsamoset dhe të ekspozohet në muzeun në fjalë, i rrethuar nga trofetë e mi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mario Baudry, avokati i Veronica Ojeda, përshkroi idenë e zhvarrosjes së trupit nga varrezat Bella Vista pranë Buenos Aires.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Plani është të krijojmë një mauzoleum që të vizitohet nga tifozët. Ishte diçka që Maradona kishte diskutuar gjithashtu me vëllezërit e tij. Propozimi që kemi është serioz, konkret dhe me shpenzimet e mbuluara, por në fund të fundit do të ishte përgjegjësi e federatës së futbollit”.

Maradona, kampion bote me Argjentinën në Botërorin 1986, ndërroi jetë më 25 nëntor pas një ataku kardiak, disa javë pas operacionit në kokë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?