Tronditet Bayerni, nuk do të ketë dy yjet e mbrojtjes ndaj Interit

Lajme aspak të mira për Bayernin, pak ditë para ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League kundër Interit. Klubi bavarez do të duhet të bëjë pa dy lojtarë kyç, duke e komplikuar akoma më shumë situatën në ekipin e Kompany.

Goditja e parë ka të bëjë me Alphonso Davies. Pas dëmtimit që pësoi gjatë ndeshjes me Kombëtaren e tij, sezoni për të mund të quhet i mbyllur. Siç raportohet nga faqja zyrtare e bavarezëve, mbrojtësi kanadez është diagnostikuar me një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gju, një dëmtim që do ta detyrojë atë të qëndrojë jashtë për rreth gjashtë muaj. Një goditje e rëndë për Bayernin, i cili humbet një nga lojtarët më shpërthyes në momentin vendimtar të sezonit.

Si të mos mjaftonte kjo, është dëmtuar edhe Dayot Upamecano . Mbrojtësi francez, siç konfirmohet nga vetë klubi, do të duhet të qëndrojë jashtë për disa javë për shkak të një problemi me gjurin e majtë. /R.Lika-Koha Jonë/

Tronditet Bayerni, nuk do të ketë dy yjet e mbrojtjes ndaj Interit

SHKARKO APP