Tronditet Brazili, dy yje humbasin pjesën e mbetur të Kupës së Botës

Dy futbollistë të rëndësishëm të Brazilit, si Gabriel Jesus dhe Alex Telles do të humbasin pjesën e mbetur të Botërorit. Ata janë dëmtuar në ndeshjen e djeshme kundër Kamerunit.

“Globo Esporte” raporton se futbollistët kanë pësuar dëmtime në gjurin e djathtë dhe për këtë arsye nuk do mund të luajnë në Kupën e Botës në vijimin e saj.

Trajnerit Tite do t’i mungojnë dy alternativa të rëndësishme në stol, në një periudhë kur vuan edhe dëmtimet e lojtarëve si Neymar, Danilo dhe Alex Sandro. Kujtojmë që tashmë nuk është më e mundur zëvendësimi i lojtarëve me futbollistë te tjerë që nuk ishin në listë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?