Tronditet Chelsea, 6 futbollistë të infektuar me koronavirus

Sezoni i ri nis në mënyrën më të keqe të mundshme për skuadrën e Chelsea-t. 6 futbollistë janë infektuar me koronavirus te skuadra e Bluve të Londrës dhe duhet të qëndrojnë për 14 ditë në vetizolim duke humbur ditët e para të përgatitjeve.

Mason Mount, Tammy Abraham, Christian Pulisic dhe Fikayo Tomori janë në vetizolim sipas të gjitha rregullave pasi u infektuan gjatë pushimeve në Mykonos, në Greqi.

Edhe futbollistët e tjerë Jorginho, Ross Barkley, Emerson dhe Michy Batshuayi nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Lampard në ditët e para. 6 prej tyre sipas “Daily Mail” janë infektuar, ndërkohë që dy janë mbajtur në izolim për shkak të kontakteve të ngushta me të infektuarit. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP