Tronditet Dormtundi, Haaland disa javë jashtë fushave të lojës
Borussia e Dortmundit merr një lajm shumë të keq nga infermieria. Sulmuesi Erling Haaland ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë për disa javë Lajmin e dha trajneri i verdhezinjve, Marco Rose, që deklaroi se sulmuesi ka probleme me shpinën, që nuk e lejojnë atë të japë maksimumin në fushë.
“Kam folur me Erling dhe ka një problem për të cilin do t’i japim kohën e nevojshme të rikuperohet. Do të mungojë për disa javë dhe natyrisht që ky është një lajm i keq për ne, por nuk mund t’i kërkojmë të sakrifikojë më shumë se kaq”, deklaroi trajneri Rose.
Federata Norvegjeze e Futbollit nëpërmjet një komunikate njoftoi se sulmuesi nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses për dy ndeshjet vendimtare eliminatore të Botërorit, përballë Letonisë e Holandës, pasi siç thotë, rikuperimi i Haaland do të marrë minimalisht 4 javë kohë.