Tronditet Gasperini te Roma, Dovbyk do të mungojë gjatë

Lajme aspak të mira për Romën dhe trajnerin Gian Piero Gasperini. Artem Dovbyk do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dëmtimit në kofshën e majtë, të pësuar gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj Lecces. Sulmuesi ukrainas do të operohet të hënën në Finlandë, siç ka konfirmuar vetë klubi verdhekuq përmes një komunikate zyrtare.

“Pas vlerësimeve të kujdesshme dhe ekzaminimeve diagnostikuese, është vendosur të procedohet me ndërhyrje kirurgjikale për dëmtimin miotendinoz në kofshën e majtë”, thuhet në njoftimin e Romës.

Sipas informacioneve të para, Dovbyk pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dy muaj, një mungesë e rëndë për repartin ofensiv në një moment delikat të sezonit. Dëmtimi i sulmuesit nuk ndikon vetëm në aspektin sportiv, por komplikon edhe planet e merkatos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtori sportiv Massara po punonte për të gjetur një sistemim për Dovbyk, me synimin për të liruar hapësira dhe për të sjellë një përforcim të ri në sulm, duke përmbushur kërkesat e Gasperinit pas refuzimit për Raspadorin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?