Tronditet Manchester United, dëmtohet kapiteni Bruno Fernandes
Lajme të këqija në kampin e Manchester United pas humbjes 2-1 në transfertë ndaj Aston Villa. Ajo që shqetëson më shumë stafin teknik nuk është vetëm rezultati negativ, por mbi të gjitha gjendja e Bruno Fernandes, i cili u detyrua të braktisë fushën që në pushimin mes dy pjesëve.
Dalja e parakohshme e kapitenit ka ndezur menjëherë alarmin te ekipi i drejtuar nga Ruben Amorim, duke qenë se portugezi përfaqëson një shtyllë të pazëvendësueshme që nga ardhja e tij në Angli në vitin 2020. Në katër sezone, Fernandes ka munguar vetëm në 17 ndeshje, një statistikë që tregon rëndësinë e tij absolute për “Djajtë e Kuq”.
Në fund të takimit, Amorim nuk e fshehu shqetësimin: “Bëhet fjalë për një dëmtim në indet e buta. Mendoj se do të mungojë në disa ndeshje, por ende nuk e di saktësisht. Do të shohim. Nuk dua të flas për gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë”. Megjithatë, trajneri la hapur edhe një fije shprese: “Ai është gjithmonë në formë të shkëlqyer, ndaj mund të rikuperojë relativisht shpejt”.
Problemet për Manchester United nuk mbarojnë këtu. Përveç Bruno Fernandes, në dyshim për ndeshjen e Boxing Day ndaj Neëcastle është edhe talenti i ri Kobbie Mainoo, duke e bërë edhe më të ndërlikuar menaxhimin e një kalendari të ngjeshur në periudhën festive.
KOHA JONË SONDAZH

