Tronditet Milani, Morata dëmtohet dhe rrezikon të mungojë në dy ndeshje
Alvaro Morata e nisi mjaft mirë aventurën te Milanit, por për fatin e tij të keq duhet të ndalet për shkak të një dëmtimi. Spanjolli e nisi me gol me fanellën kuqezi, teksa i mjaftuan pak minuta në fushë kundër Torinos për të realizuar golin e tij të parë.
Me sa duket kjo lëvizje e nxituar e stafit, pasi sulmuesi nuk ishte gati 100%, do t’i kushtojë jo pak Fonseca-s, me Morata-n që pritet të mungojë të paktën një ndeshje.
Sipas mediave italiane, është e sigurt se Morata do të mungojë në sfidën e radhës në Serie A, atë kundër Parma të shtunën në transfertë, por më shumë mundësi spanjolli do të mungojë edhe më 31 gusht në takimin kundër Lazios në Romë.
Morata nuk pritet të jetë në dispozicion të Spanjës për ndeshjet e para në Ligën e Kombeve më 5 dhe 8 shtator. Mjekët kryqëzojnë gishtat që Morata të jetë në fushë kundër Venezia më 15 shtator.
KOHA JONË SONDAZH

