Tronditet Napoli, mundet me “poker” nga Roma (VIDEO)
Fitorja e Juventusit i ka dhënë një goditje të rëndë Napolit, që ka gabuar në super ndeshjen e javës ndaj Romës. Të kaltrit janë mundur 2-4 në shtëpi.
Insinje zhbllokoi ndeshjen në minutën e 6-të, por pa kaluar as 60 sekonda Çengiz Under barazoi rezultatin me një goditje fantastike që la në vend portierin Reina. Roma është më konkrete në minutën e 26-të me Edin Xhenon që kërcen në mënyrë perfekte duke shënuar golin e dytë. Në pjesën e dytë verdhekuqtë shënojnë një tjetër gol spektakolar sërish me boshnjakun, i cili këtë herë lë të shtangur portierin spanjoll me një goditje në hyrje të zonës.
Në minutën e 79-të Peroti shënoi dhe golin e katërt duke i dhënë një goditje të rëndë Napolit, që shënoi edhe një tjetër gol ne minutën e dytë shtesë me Mertens. Të kaltrit mbeten në vendin e parë me 69 pikë, 1 më shumë se Juventus që ka dhe një ndeshje për të rikuperuar. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

