Tronditet Real Madridi, Bejl mungon deri në prill

Lajm i keq për Realin e Madridit në prag të El Clasico-s me Barcelonën. Pas dëmtimit ndaj Sportingut të Lisbonës në Champions dhe operacionit në Londër, zgjatet periudha në të cilën Garet Bejl do të qëndrojë jashtë fushave të lojës.

Sipas mediave madrilene, sulmuesi nuk do të mund të japë kontributin për skuadrën përpara muajit Prill. Prej dëmtimit në tendinë, të martën, uellsiani iu nënshtrua operacionit në kavilje. Një goditje e rëndë për teknikun Zidane, që nuk do të ketë shërbimet e lojtarit për 25 ndeshje.

Një lajm i keq ky, edhe sepse fillimisht u mendua që Bejl mund të rikuperohej në shkurt të vitit të ardhshëm, për të luajtur në në 1/8 e Champions. Por, një komplikim gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka bërë që afati për rehabilitimin e sulmuesit të zgjatet me të paktën dy muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë operacionit, mjekët evidentuan se dëmtimi në kavilje ishte më i rëndë nga sa parashikohej. Sulmuesit të Realit do ti duhet të qëndrojë për 10 ditë me kaviljen në allçi. Gjatë kësaj kohe, 27-vjeçari do të qëndrojë në Kardif, ku do të ndjekë nga televizori edhe duelin Klasik me Barcelonën, për tu kthyer më pas në Madrid, ku do të nisë fazën e parë të rehabilitimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?