Tronditet Reali, Courtois dëmtohet dhe humbet sfidat ndaj Bayernit
Real Madrid ka konfirmuar një lajm të keq për portën e saj. Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera sot, portieri belg Thibaut Courtois është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në kofshwn e djathtw.
Dëmtimi erdhi gjatë përballjes ndaj Manchester City, në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ve të UEFA Champions League, ku Courtois u detyrua të largohej nga fusha që në fillim të pjesës së dytë.
Sipas raportimeve të Marca, mungesa e tij pritet të zgjasë rreth një muaj e gjysmë, duke e lënë jashtë për të paktën shtatë ndeshje. Kjo do të thotë se portieri nuk do të jetë i disponueshëm për dy sfidat e rëndësishme ndaj Bayern Munich në çerekfinalet e Champions League.
Në mungesë të tij, porta e madrilenëve do t’i besohet ukrainasit Andriy Lunin, i cili e zëvendësoi Courtois edhe në ndeshjen ndaj Cityt. Lunin pritet të jetë titullar duke nisur që nga derbi ndaj Atletico Madrid në kampionat, një sfidë që konsiderohet vendimtare për ecurinë e sezonit.
Mungesa e Courtois vjen në një moment kritik për Real Madridin, që do të duhet të përballojë ndeshje vendimtare si në arenën vendase ashtu edhe në atë evropiane.
KOHA JONË SONDAZH

