Tronditet Reali, dëmtohet ylli i mesfushës

Pas disfatës ndaj Liverpool në Ligën e Kampionëve, duket se problemet sa vijnë e shtohen për “Los Blancos” dhe Carlo Ancelottin. Pas Alabas, Militaos, Carvajal, Tchouameni, Rodrygo dhe Vinicius, listës së dëmtimeve tashmë u shtohet edhe Eduardo Camavinga.

Ylli francez i mesfushës u detyrua që të linte fushën në minutën e 54’ në sfidën me Liverpool, duke u zëvendësuar nga Dani Ceballos.

Reali ka konfirmuar që francezi do të qëndrojë jashtë fushave për rreth tre javë, teksa Ancelotti do t’i duhet t’i bëjë llogaritë edhe pa një pjesë tjetër të rëndësishme të skuadrës.

SHKARKO APP