Tronditet Skënderbeu, Jashanica del pozitiv në doping
Skënderbeu merr një tjetër goditje të rëmdë nga institucioni evropian i futbollit. Bajram Jashanica, qendërmbrojtësi që ka mbajtur një peshë të madhe te korçarët në sezonet e fundit ka rezultuar pozitiv me doping.
Testet e bëra pas ndeshjes me Young Boys të luajtur në 28 shtator në “Elbasan Arena”, kanë kryqëzuar futbollistin dhe klubin e Skënderbeut. UEFA ka dërguar një shkresë zyrtare si në klubin korçar ashtu edhe në FSHF për ta vënë në dijeni për rezultatet e testit.
Jashanica ka përdorur një substancë të ndaluar për të përfituar një rikuperim të shpejtë, pas një dëmtimi që kishte pësuar.
Lojtari aktualisht ka kryer një ndërhyrje në gju dhe mund të mos luajë deri në fund të sezonit. Por, ai mund të marrë një dëmtim prej 1 viti pezullim nga UEFA.
KOHA JONË SONDAZH

