Tuchel dorëzohet: Urime Leverkusenit për titullin kampion, është e kotë t’i numërojmë pikët!

Bayerni pësoi në humbje 0-2 dje në klasiken ndaj Dortmundit dhe tashmë e sheh veten 13 pikë larg nga Leverkuseni kryesues. Trajneri i ekipit bavarez, Thomas Tuchel uroi Bayer Leverkusenin për fitimin e Bundesligës në deklaratën pas disfatës me verdhezinjtë.

“A është mbyllur gara për titullin kampion? Po, patjetër. Është e kotë t’i numërojmë pikët. Urime Leverkusenit për fitimin e titullit”, theksoi Tuchel, i cili do të largohet nga Bayerni në fundin e sezonit.

Tuchel shpreson ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Bayerni. Skuadra gjermane ka siguruar kualifikimin në çerekfinale, raund ku do të sfidojë Arsenalin në dy përballje shumë të forta dhe të bukura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?