Tuchel premton: S’ka eksperimente, do të ushtrojmë presion ndaj Serbisë që nga minuta e parë!

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka theksuar rëndësinë e përkushtimit dhe krenarisë për të veshur fanellën e kombëtares, ndërsa “Tre Luanët” vazhdojnë përgatitjet për Botërorin. Edhe pse Anglia e ka siguruar kualifikimin me dy ndeshje para përfundimit, trajneri gjerman nuk pritet të bëjë asnjë ulje ritmi për përballjet ndaj Serbisë dhe më pas ndaj Shqipërisë.

Strategu i njohur theksoi se do të japin maksimumin dhe s’do të ketë më eksperimente: “Nuk m’u duk se po eksperimentonim në dy grumbullimet e fundit, dhe nuk do ta fillojmë tani. I marrim këto ndeshje shumë seriozisht – janë kualifikuese për Kupën e Botës, dhe luajmë në shtëpi.”

Kombëtarja e tyre është shumë patriotike, ashtu si edhe trajneri i ri, i cili ka drejtuar më parë ekipet e moshave dhe skuadra në nivele të larta. Kur i shoh lojtarët e tyre, klubet ku luajnë dhe faktin që garojnë në nivelin më të lartë, nuk duhet të keqinterpretojmë ndeshjen që fituam 5:0. Duhet t’u bëjmë të qartë lojtarëve tanë se i pret një ndeshje e vështirë nëse duam një rezultat të mirë. Për Serbinë, kjo është si një finale dhe do të shohim versionin e tyre më të mirë. Për këtë po përgatitemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse ata luajnë ashtu siç presim në mbrojtje, mund të jetë e vështirë ta përshpejtojmë lojën, prandaj ndoshta momenti më i mirë për ta bërë këtë është kur të shtojmë intensitetin pa top, që do të thotë të zbatojmë presion të lartë dhe të sulmojmë që në minutën e parë, për të siguruar që energjia të kalojë te tifozët tanë dhe, shpresoj, që atmosfera të jetë e jashtëzakonshme,” tha Tuchel, përpara se të vazhdonte.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?