Tuchel: S’është koha për acarim, luan Neymar kundër Dortmund? Nuk e di…
Trajneri i PSG, Thomas Tuchel reagoi ndaj barazimit dramatik të skuadrës së tij kundër Amiens, sfidë që u mbyll me rezultatin 4-4. Për Canal+, gjermani tha: “Patëm shansin të fitonim dhe shënuam golin e pestë në dy raste, por nuk ishte e thënë. Kur keni pësuar katër gola, nuk jeni të lumtur, por është një situatë komplekse.
Kemi ardhur këtu jo 100% të përqendruar në pjesën e parë. Kundërshtari kishte 4 goditje, ata shënuan 3 herë dhe gjërat u bënë të vështira pas kësaj. Është faji ynë, sepse ne nuk ishim të përqendruar sa duhet.”
Ishte plotësisht faji ynë, por ne e dimë arsyen, tani nuk është koha të acarohemi. A do të luajë Neymar të martën kundër Dortmundit? Nuk mund ta them sot. Duhet të presim stërvitjen nesër. Ne sapo kemi mbaruar një ndeshje dhe po flasim për Neymar dhe Dortmund… Për të martën, nuk e di, ne do të vendosim nesër”, tha mes të tjerash Tuchel.