Tudor bën gati surprizën, Edon Zhegrova mund ta nisë tiullar ndaj Atalantës

Pas javësh stërvitjesh intensive dhe një pritjeje të gjatë, Edon Zhegrova duket se është gati të hapë kapitullin e tij te Juventusi. Ish-lojtari i Lille, i përdorur deri tani vetëm për pak minuta në ndeshjet kundër Veronës dhe në Champions League, është emri i ri që trajneri Igor Tudor po mendon seriozisht për sfidën e madhe kundër Atalantës.

Kroati e vlerëson Zhegrovën për shpejtësinë dhe aftësinë për të kaluar kundërshtarin një për një, cilësi që mund t’i japin freski repartit ofensiv të bardhezinjve. Në Allianz Stadium, ai mund të marrë për herë të parë fanellën e titullarit.

I quajtur ndryshe edhe “Luan”, Zhegrova ka impresionuar stafin teknik për lehtësinë në lëvizje dhe aftësinë për të ndërtuar lojën mes linjave. Bashkëpunimi i tij me Jonathan David, shok skuadre edhe te Lille, është tashmë i dukshëm. Në një sulm që ka nevojë për befasinë, kandidatura e kosovarit fiton peshë, sidomos meqë Conceição nuk është ende plotësisht i rikuperuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Zhegrovën kjo ndeshje ka një vlerë simbolike të madhe. Hera e fundit që ai nisi titullar ishte në dhjetor 2024, me fanellën e Marseille, para se të ndalej gjatë për shkak të pubalgjisë. Nëntë muaj vuajtje e pune në heshtje tani mund të shndërrohen në energji pozitive para tifozëve bardhezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tudor ka disa alternativa në repartin ofensiv: Zhegrova dhe Conceição mund të alternohen, ndërsa për qendërsulmuesin gara mbetet e hapur mes Vlahovic, David dhe Openda. Megjithatë, ndjesia është se trajneri dëshiron të provojë freskinë e Zhegrovës për të befasuar Atalantën e Juric, e cila njihet për intensitet dhe presion të lartë në çdo zonë të fushës.

Nesër në Allianz Stadium, Juventusi do të kërkojë vazhdimësi dhe shkëlqim. Dhe ndoshta do të jetë pikërisht Edon Zhegrova, me driblimet dhe urinë e tij për revansh, ai që do t’i japë “shkundjen” e duhur sulmit bardhezi për ta kthyer në një armë vdekjeprurëse.  /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?