Tudor bën prapakthehu, agjenti i tij konfirmon qëndrimin për Botërorin e Klubeve
Pas disa ditësh tensioni dhe pasigurie, duket se është arritur marrëveshja më logjike: Igor Tudor do të vazhdojë të jetë trajner i Juventusit të paktën deri në përfundim të Kampionatit Botëror për Klube që do të zhvillohet në SHBA në vitin 2025. Lajmi është konfirmuar nga Sky Sport, që ka publikuar deklaratat e agjentit të trajnerit kroat, Anthony Seric.
“Deklaratat e djeshme të Tudor ishin një shkarkim emocional i lidhur me tensionin e madh të grumbulluar gjatë rrugës për arritjen e objektivit, por gjithçka ka ndodhur në një klimë të qetë dhe bashkëpunuese brenda klubit,” tha Seric.
“Igor ka marrëdhënie shumë të mira me Giuntoli-n dhe me të gjitha strukturat e Juventusit. Pas intervistave të nxehta pas ndeshjes, ai dhe Cristiano (Giuntoli) kanë folur dhe janë dakorduar që Tudor do të respektojë marrëveshjen për të drejtuar Juventusin në Botërorin për Klube. Ai nuk do t’i ushtrojë asnjë presion klubit për vendimet që do të merren në të ardhmen, sepse shpreson ende të jetë trajneri i Juventusit edhe sezonin e ardhshëm. Deri më tani, nuk i është komunikuar asgjë ndryshe.”
Seric shtoi gjithashtu: “Tudor e ndjen veten juventin dhe ka punuar me pasion dhe profesionalizëm të madh gjatë këtyre muajve, gjë që tregon lidhjen e fortë që ka me botën bardhezi.”
Kështu, Tudor merr përgjegjësinë për të udhëhequr ekipin në këtë sfidë ndërkombëtare, me synimin për të çuar Juventusin sa më larg në Botërorin për Klube, përpara se t’i dorëzojë stafetën Antonio Conte-s.
KOHA JONË SONDAZH

