Tudor drejt shkarkimit nga Tottenhami, dalin dy emrat që pritet ta zëvendësojnë

Media të njohura britanike, duke nisur nga BBC, kanë kritikuar ashpër punën e trajnerit kroat Igor Tudor në stolin e Tottenham Hotspur, pas një serie rezultatesh negative që kanë zhgënjyer klubin londinez.

Humbja e fundit 5-2 në Champions League ndaj Atlético Madrid ka shtuar presionin ndaj trajnerit kroat. Përveç rezultatit të thellë, mediat britanike kritikuan edhe vendimet taktike të Tudor gjatë ndeshjes.

Një nga episodet më të diskutuara ishte vendimi për të zëvendësuar portierin titullar Guglielmo Vicario me portierin e ri Antonín Kinský. Ky i fundit bëri disa gabime të dukshme dhe pas vetëm 17 minutash Tudor u detyrua të ndryshonte vendimin, duke rikthyer Vicario-n në fushë. Në atë moment, sipas raportimeve, ndeshja ishte tashmë e komprometuar dhe Kinský u largua nga fusha në lot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur u pyet nëse e meriton ende besimin e klubit, Tudor zgjodhi të mos komentojë, duke u kufizuar me një “no comment”. Megjithatë, sipas mediave britanike, në 26 ditë në krye të Spurs ai nuk ka arritur të sjellë përmirësim as në lojë dhe as në rezultate, ndërsa skuadra vazhdon të luftojë për të shmangur rënien nga kategoria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë situatë, në Angli po qarkullojnë gjithnjë e më shumë zëra për një rikthim të mundshëm të Mauricio Pochettino në stolin e Tottenhamit. Trajneri argjentinas ishte i pranishëm në Metropolitano Stadium për të ndjekur nga afër ndeshjen.

Një tjetër emër që po përmendet për pankinën londineze është edhe ai i Thiago Motta. Situata e teknikut italo-brazilian po ndiqet me vëmendje edhe nga Juventus, klub që ende e ka nën kontratë trajnerin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?