Tudor: Duhet ta mbyllnim ndeshjen, nuk mund të pësojmë gol në atë mënyrë
Igor Tudor nuk e fshehu zhgënjimin pas barazimit dramatik të Juventusit në fushën e Villarrealit, ku fitorja iu rrëshqiti nga duart në minutën e 90-të.
“Ne e bëmë më mirë në pjesën e dytë, ata dominuan në të parën. Ka keqardhje që nuk e mbyllëm ndeshjen më herët dhe më pas pësojmë gol në atë mënyrë, nga një goditje këndi. Po punojmë mbi këto dobësi. E kontrolluam lojën në pjesën e dytë dhe nuk e pashë skuadrën të vuante. Duhet të mësojmë të luajmë 90 minuta me të njëjtin ritëm,” tha trajneri për Sky Sport.
Tudor vlerësoi edhe autorin e golit, Federico Gatti: “Bëri një gol të shkëlqyer dhe një ndeshje të madhe. Në dhomat e zhveshjes kishte zhgënjim dhe nervozizëm, por është e kuptueshme. Është gjithmonë e vështirë të luash këtu. Në pjesën e parë kishim shumë pasime të gabuara, frenezí dhe nervozizëm, ndërsa në të dytën skuadra u shfaq ndryshe.”
Trajneri kroat ndaloi edhe te prapavija me tre: “Kalulu, Gatti dhe Kelly po mbajnë peshën e skuadrës. Na mungon pak agresiviteti në rikuperimin e topave të dyta, por jam i kënaqur me paraqitjen e tyre. Gatti befasoi të gjithë me atë gol spektakolar me roveshatë.”
KOHA JONË SONDAZH

