Tudor gati të firmos kontratën e re me Juven pas Botërorit të Klubeve në SHBA
Skuadra e Juventusit është gati të nisë aventurën e saj në SHBA këtë të shtunë, në kuadër të përgatitjeve për Botërorin e Klubeve. Para seancës së fundit stërvitore, presidenti John Elkann, së bashku me drejtues të tjerë të klubit, kanë përshëndetur lojtarët dhe stafin teknik, duke dhënë sinjalin e qartë për një etapë të re që po nis në klubin bardhezi.
Në sfondin e këtyre zhvillimeve, po ndërtohet edhe Juventusi i së ardhmes. Vetëm një ditë pas prezantimit zyrtar të menaxherit të ri të përgjithshëm, Damien Comolli, drejtuesit kanë marrë një vendim të rëndësishëm: konfirmimin e Igor Tudor si trajner i parë për sezonin e ardhshëm.
Pas një takimi mes drejtuesve të klubit dhe agjentit të Tudor, Antonhy Seric, është rënë dakord për rinovimin e kontratës së trajnerit deri në vitin 2027, me opsion për një vit shtesë deri në 2028. Firmosja pritet të bëhet menjëherë pas rikthimit të skuadrës nga SHBA.
KOHA JONË SONDAZH

