Tudor: Ismajli qëndron, në Itali ka mbrojtës që nuk vlejnë as sa gjysma e tij!

Ardian Ismajli ishte një nga futbollistët më të spikatur të kombëtares sonë në eliminatoret për “Euro 2020”. E ardhmja e qendërmbrojtësit u duke se do të ishte kampionati italian, por një gjë e tillë nuk ndodhi as në verën e kaluar dhe as në janar. Klubi i Hajdukut të Splitit vendosi që ta mbante duke refuzuar ofertat e fundit nga klubet italiane.

Trajneri i ekipit kroat, Igor Tudor, së fundmi ka komentuar këtë çështje, duke lënë të kuptohet se propozimet kanë qenë shumë të ulëta.

“Ai nuk do të largohet, është pjesë e skuadrës. Kam lexuar në gazeta dhe më kanë thënë që ka interesime. Nuk do ta lejoj largimin e tij, ka një vlerë të madhe. Nëse do ta shesim, do të jetë për një ofertë serioze. Në Itali kamë parë mbrojtës që janë shitur për miliona euro dhe nuk vlenin as sa gjysma e Ismajlit”, tha Tudor në konferencën për shtyp. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP