Tudor: Ndaj Interit s’ishim në nivelin maksimal

Pas fitores 4-3 ndaj Interit, Juventusi i Igor Tudor është gati për debutimin në Champions League. Të martën, në “Allianz Stadium” zbarkon Borussia Dortmundi, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, dhe trajneri kroat paralajmëron një sfidë të vështirë, por edhe emocionuese.

”Dortmundi është një skuadër shumë e fortë, një rival serioz në nivel evropian. Do të jetë krejt ndryshe nga miqësorja e verës, por është bukur ta nisim Championsin në shtëpi. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe”, tha Tudor në konferencën e tij.

Sa i përket gjendjes së skuadrës, tekniku pranoi se mund të ketë disa ndryshime: pritet rikthimi i Cambiasos pas skualifikimit dhe gjasat janë që Jonathan David të nisë nga minuta e parë në vend të Vlahovic-it. Dyshimi kryesor mbetet mbi gjendjen e Conceiçaos, i cili është stërvitur me grupin, por do të vlerësohet vetëm në orët e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Pas Interit nuk kemi pasur shumë kohë për të pushuar. Në këto raste janë vendimtare edhe detaje të vogla si ushqimi apo gjumi. Duhet të zgjedhim lojtarët e duhur edhe nga ana mendore. Me Interin fituam, por nuk ishim në nivelin tonë maksimal. Kjo tregon se kemi potencial për të bërë më mirë në të ardhmen. Interi është skuadra më e fortë në Itali në pesë vitet e fundit, ndaj suksesi ynë ishte një sinjal i rëndësishëm”, shtoi Tudor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?