Turi çiklistik bllokon sot rrugët, ja zonat dhe oraret

Aktiviteti tradicional i turit çiklistik të Shqipërisë starton edicionin e tij të 82-të. Gara do të nisë zyrtarisht sot, më 26 maj, me etapën e parë që do të zhvillohet në kryeqytet.

Për të garantuar mbarëvajtjen e eventit sportiv, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash. Sipas njoftimit zyrtar, disa akse rrugore në Tiranë do të bllokohen përkohësisht duke nisur nga ora 11:30 e paradites.

Ndërprerjet e qarkullimit nuk do të jenë të zgjatura, çdo segment do të bllokohet për jo më shumë se një orë dhe për secilën rrugë do të ketë një orar specifik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë lëvizjet duke marrë parasysh kufizimet që do të vendosen gjatë garës.

Swiss Digital Mobile Reklama

ETAPA E PARË/Datë 26.05.2025

Rruga “Zogu i Parë”, Tiranë – Rruga e Durrësit, nga 11:30 deri në orën 12:30
Autostrada “Durrës- Tiranë” deri në Kashar, nga ora 11:30 deri në orën 12:20
Autostrada “Kashar – Thumanë”, nga ora 12:00 deri në orën 12:45
Thumanë – Milot, nga ora 12:30 deri në orën 13.10
Rruga Milot – Rrëshen, nga ora 12:50 deri në orën 13:45
Rruga Rrëshen – Milot, nga ora 13:30, dëri në orën 14:15
Rruga Milot –Lezhë, nga ora 14:00 deri në orën 14:30
Rruga Lezhë – Shkodër, nga ora 14:45 deri në orën 15:30
Nga sheshi “Balshaj” në rugën “Zogu i Parë deri në Parrucë, Shkodër, nga ora 15:10 deri në orën 15:45.

ETAPA E DYTË/Datë 27.05.2025

Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15
Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45
Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30
Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15
Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00
Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30
Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00
Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

ETAPA E TRETË/Datë 28.05.2025

Rruga nga kalaja e Elbasanit – Rruga e luleve – Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10
Rruga e Bradasheshit – ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12.30

Ura e Cërrikut – kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30
Kthesa e Belshit – Kuçovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30
Rruga Kuçovë – Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30
Rruga Poshnje – Saver, nga ora 13:15 deri në orën 14:30
Rruga Saver-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40
Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20
Autostrada Levan – Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50
Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16.00.

ETAPA E KATËRT/ Datë 29.05.2025

Bulevardi kryesor – Pusi Mezinit, nga ora 11:40 deri në orën 12:20
Pusi i Mezinit – Peshkepi, nga ora 12:00 deri në orën 12:30
Rruga Peshkepi – Kuç, nga ora 12:00 deri në orën 13:45
Rruga Kuç – Qeparo, nga ora 13:30 deri në orën 14:10
Rruga Qeparo – Himarë, nga ora 13:40 deri në orën 14:25
Rruga Himarë-Dhërmi, nga ora 14:00 deri në orën 15:10
Rruga Dhërmi – Orikum, nga ora 14:45 deri në orën 15:30
Rruga Orikum – Vlorë, nga ora 15:10 deri në orën 16:00.

ETAPA E PESTË/Datë 30.05.2025

Bulevardi kryesor – pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20
Autostrada Vlorë – Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15
Rruga Fier – Saver, nga ora 10:5 deri në orën 12:00
Saver – dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00
Rruga Levan – qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?