“Tym i bardhë” për kalimin e Kumbullës tek Lazio, ja detajet

Telenovela Marash Kumbulla duket se po shkon drejt fundit. Mbrojtësi i Kombëtares sonë, i cili aktivizohet te Verona, shumë shpejt mund të bëhet një futbollist i skuadrës së Lazios.

“Sportmediaset” raporton se akordi mes palëve është arritur. Skuadra bardhekaltër do të paguajë 16 milionë euro, 4 milionë bonuse dhe dy të tjera në rast se futbollisti do të shitet në të ardhmen.

22 milionë euro në total, një shifër shumë e ulët nga pretendimet e Veronës që kalojnë 30 milionë euro, por vendimtar mund të jetë edhe vullneti i vetë futbollistit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP