“Tymi i një cigareje … ”, Sarri rikthehet zyrtarisht te Lazio

Maurizio Sarri është zyrtarisht trajneri i ri i Lazios, duke u rikthyer në stolin bardhekaltër pas një viti e gjysmë. Drejtori sportiv Angelo Fabiani ka finalizuar marrëveshjen në Toskanë, dhe kontrata është firmosur: dy vite me opsion rinovimi, me 2.5 milionë euro në sezon si pjesë fikse, plus bonuse prej 500 mijë eurosh në rast kualifikimi në Europa League dhe 1 milion për Champions.

Sarri zë vendin e Marco Baroni, i cili nuk arriti ta çojë skuadrën në Evropë. Në përvojën e mëparshme me Lazion, Sarri kishte grumbulluar 137 ndeshje, me 65 fitore, 30 barazime dhe 42 humbje, duke siguruar një vend të dytë në Serie A në sezonin 2022/23.

Në pritje të njoftimit zyrtar, klubi ka “paralajmëruar” rikthimin me një video simbolike në rrjetet sociale: tingulli i një çakmaku dhe tymi i një cigareje që del nga një derë e hapur, një “firmë” e njohur e trajnerit toskan. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?