U-17/ Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, mund me “poker” Partizanin

Tirana është fituese e Kupës së Shqipërisë U-17 për sezonin 2019-2020. Finalja e luajtur ditën e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi” kishte vendosur përballë Tiranën dhe Partizanin, në një derbi kryeqyteti që është mbyllur me fitoren 4-0 të bardhebluve të drejtuar nga trajneri Migen Memelli.

Pjesa e parë ka filluar me gol, me Tiranën që arriti të gjej golin e parë në minutën e 11-të me anë të Mecullit. Pavarësisht rasteve dhe sulmeve të Partizanit, rezultati nuk ndryshoi. Pjesa e dytë u dominua totalisht nga bardheblutë që shënuan 3 gola të tjerë me Mecullin në të 58-tën, dhe dopietën e Bircaj në minutat 65-të dhe 86-të.

SHKARKO APP