U arrestua për përndjekje ndaj ish-gruas, gjykata jep masën e sigurisë për Klodian Duro

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, u arrestua në datën 24 mars, nga policia e Tiranës, për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas. Pas divorcit, ish-bashkëshortja e Duros kishte një urdhër mbrojtje, urdhër i cili u thye nga ish-mesfushori para pak ditëve dhe në këtë formë u arrestua.

Ndërkohë, ditën e sotme gjykata e rrethit të Tiranës ka dhënë edhe vendimin për 42-vjeçarin. Ai do të duhet të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërkohë që kjo masë cilësohet si lehtësuese duke qenë se për veprime të tilla, masa është ajo e arrestit me burg. Vendimi është marrë nga gjyqtari, Bedri Qori. Sakaq, secila nga palët do të ketë të drejtën e apelimit të këtij vendimi.

 

SHKARKO APP