U ble për 59 milionë euro, mbrojtësi ka përfunduar me paterica
Një prej transferimeve të Machester United në këtë merkato ishte edhe Leny Yoro. Mbrojtësi me shumë të ardhme që mbërriti në Angli nga Lille për shifrën e 59 milionë paundëve.
Aventura e 18-vjeçarit nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pasi në një prej grumbullimeve të skuadrës në fazën përgatitore, francezi është parë me paterica.
Yoro pësoi një dëmtim në këmbën e majtë pas miqësores me Arsenalin, dëmtim që mesa duket është më serioz nga sa mendohej.
Ai do të humbasë me siguri pjesën e mbetur të turit përgatitor ndërsa mbetet në dyshim edhe për finalen e Community Shield më datë 10 gusht ndaj Manchester Cityt.
KOHA JONË SONDAZH

