U dëmtua ndaj Comos, mbrojtësi serb i Milanit humbet sfidën e radhës ndaj Parmës

Nuk ka lajme të mira për Milanin. Pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Como, që i mban kuqezinjtë 7 pikë larg Inter, shqetësimi i radhës lidhet me gjendjen e mbrojtësit Strahinja Pavlović.

Futbollisti serb u zëvendësua në pushimin e ndeshjes pasi kishte marrë një goditje në këmbë gjatë pjesës së parë. Ai u largua nga San Siro me një mbrojtëse në këmbën e majtë, si masë paraprake.

Ekzaminimet mjekësore të kryera në mëngjes konfirmuan një traumë të fortë direkte në këmbën e majtë, e shoqëruar me hematomë të madhe në indet e buta dhe përfshirje të kockës së peronit me ënjtje hemorragjike, por pa frakturë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në terma më të thjeshtë, Pavloviç ka marrë një goditje shumë të fortë që ka prekur edhe kockën, e cila ka pësuar gjakderdhje të brendshme, por pa u thyer. Mbrojtësi nuk do të jetë i disponueshëm për sfidën e së dielës në orën 18:00 ndaj Parma, që do të luhet në Milano.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?