U dëmtua ndaj Interit, sulmuesi i njohur italian mbyll sezonin

Cagliari humb një nga përforcimet kryesore të merkatos. Andrea Belotti nuk do të zbresë më në fushë këtë sezon, pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes kundër Interit, të vlefshme për javën e pestë të Serie A.

Kontrollet mjekësore kanë konfirmuar këputjen e ligamenteve të gjurit të majtë, çka e detyron sulmuesin 30-vjeçar t’i nënshtrohet një operacioni dhe të nisë një periudhë të gjatë rikuperimi.

Belotti u transferua te Cagliari në fund të merkatos verore, duke firmosur një kontratë njëvjeçare. Megjithatë, aventura e tij me skuadrën sarde zgjati shumë pak: vetëm tre ndeshje të zhvilluara përpara se dëmtimi ta linte jashtë fushave deri në fund të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?